Pallate të shembura. Inerte të hequra. Godina që pritet të shemben. Një qetësi deri diku e frikshme sikur këtu 30 ditë me parë nuk kishte patur asnjëherë jetë.

Kjo është ajo çfarë ka mbetur në Thumanë plot një muaj nga tërmeti shkatërrues që i mori jetët e 24 njerëzve nga ky komunitet.

Në zonën e dy pallateve të tragjedisë, të afërmit e atyre që nuk mbijetuan, këto gra veshur me të zeza erdhën për ti kujtuar.

Një muaj pas tragjedisë Thumana i ngjan një vendi të shkretë me më pak njerëz por ata nuk janë dorëzuar. Fatkeqësia i ka bërë më të fortë.Ardhja e këtij kontenieri banimi është e vetmja shenjë e diçkaje të re, teksa në njësinë administrative hynë e dalin njerëz me letra në duar për të përfituar nga bonusi qirave.

Gazmend Nikolla ka ardhur për të parë shtëpinë. Këta dy të moshuar janë ndër ata të pakët që sheh në rrugën kryesore të Thumanës.

Deri një muaj më parë Sokol Mesiti, prodhonte bukë për këtë komunitet sot ka ardhur me fëmijët tu tregojë shkatërrimin e furrës e ti inkurajojë për të ecur përpara.

Të rinjtë e forumit të FRPD erdhën me lule në duar dhe apeluan për një hetimin të thellë pasi ata mendojnë se tragjedia mund të ishte shmangur nëse banorët do ishin larguar nga pallatet pas tërmetit të shtatorit.

Këto lule të vendosura në këtë vend ku u gjetën të pajetë 17 persona dhe shtate në pallatin tjetër përveç përkujtimit te jetëve të humbura simbolizojë rinisjen e një jete të re plot shpresë se mbi këtë zonë do të rinisë rindërtimi dhe banorët do te rikthehen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA