Top Talk/ Pastor Akil Pano: Shqiptarët janë thellësisht indiferentë

25/12/2019 17:55

Ditën e sotme në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar pastori Akil Pano. A ka folur për shumë tema ku një ndër to ishte edhe indiferentizmi i shqiptarëve.

Akil Pano:

Ne si shqiptarë karakterizohemi nga një lloj indiferentizmi i theksuar i cili lidhet edhe me një lloj egoizmi etik që do të thotë dashuria për veten është në qendër të çdo gjëje.

Por në momentet kur ne përballemi me sprovat, sfidat e natyrave si ajo e tërmetit atëherë ne përballemi me të qenurit njeri i zhveshur nga gjithçka  që e rrethon atë.

Nga ana tjetër një nga pjesët pozitive të tërmetit sepse ne kemi folur vetëm për anët negative të tërmetit.

Një nga bekimet është që kemi pasur një moment për të reflektuar për faktin se çfarë na bën të jemi njerëz në këto momentet e dhimbjeve të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA