Zbulimi që çorienton rrotullën e historisë, arkeologët zbulojnë vendin që vërteton se paraardhësit tanë krijuan “çakmakun” 350 mijë vite para se ç’mendohej
Një burrë me mjekët të bardhë dhe mustaqe ka plaçkitur një bankë në Kolorado Springs, më pas ka filluar të hedh në ajër paratë e vjedhura të cilat i mblidhnin kalimtarët e rastit derisa ai dëgjohej duke bërtitur “Gëzuar Krishtlindjen”, raporton BBC.
Policia amerikane ka bërë të ditur se ky burrë i moshuar ka plaçkitur bankën Academy dy ditë para festës së Krishtlindjes, në kohën kur punonjësit e bankës kishin dalë në pauzë të drekës
Dëshmitarët kanë thënë se ai kishte plaçkitur bankën dhe më pas kishte dalë në rrugë duke i hedhur në ajër paratë, dhe vazhdimisht bërtiste “Gëzuar Krishtlindjen”.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai më pas shkoi dhe u ul në lokalin më të afërt të Starbucks, për të shijuar një kafe dhe priste policinë që ta arrestojnë.
Siç raporton BBC kalimtarët e rastit kishin mbledhur paratë nëpër rrugë dhe e kishin kthyer në bankë. E policia në Kolorado Springs ka identifikuar të dyshuaritin si Wayne Oliver, 65-vjeç, duke shtuar se nuk ka indikacione që atë mund ta ketë ndihmuar dikush. /Telegrafi/
Top Channel