Në vitin 2020 në Tiranë do të nisë ndërtimi i 5 lagjeve të reja, sipas një plani të mirëfilltë dhe me infrastrukturën e posaçme.

Duke folur në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ora e Tiranës”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka treguar se ky është plani i bashkisë,përveç rindërtimit të pasojave të tërmetit dhe ndërtimit të shkollave dhe çerdheve të reja.

Por investimet në dije janë ata për të cilat Veliaj shprehet me entuziazëm dhe këtu i referohet piramidës, e cila do të shndërrohet në qendër të dijes në fushën e teknologjisë.

Veliaj ka folur edhe për një pikë të nxehtë që ka ngjallur shumë debate e protesta, ndërtimi i teatrit të ri në vitin 2020.

Ndërkohë që “Bulevardi Zogu i Parë” është projekti që ka nisur dhe përfundon në vitin 2020, i transformuar edhe në koncept për t’a kthyer atë në hapësirën më të madhe të tij këmbësorëve.

/Alma Demiraj/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA