Humbja në Superkupën e Italisë, Ronaldo ka ende shumë për të fituar

25/12/2019 22:51

Cristiano Ronaldo nuk po përjeton një vit të mirë tek Juventusi. Humbja në finalen e Superkupës së Italisë ishte dështimi i parë. Trajner i bardhezinjve, për t’i dhënë më shumë komoditet portugezit, ndeshjet e fundit ka vendosur që Cr7 në sulm të ketë si mbështetje Higuainin dhe Dybalan.

Diçka duket sikur ka ndryshuar, por ende gjërat nuk paraqitet në lartësinë e duhur. Për herë të fundit kur Ronaldo kishte humbur një finale, ishte ajo e vitit 2013 në Kupën e Mbretit, në Spanjë, kundër Atletico Madridit.

Mimika e Ronaldos në finalen kundër Lazios flisnin më shumë se fjalët. Për një sulmues si ai, trofetë janë shumë të rëndësishëm.

Ndërkohë që vetë sulmuesi ndoshta shpreson që në muajt shkurt dhe maj të jetë në formën e tij më të mirë fizike, pasi pikërisht në këtë periudhe gara bëhet edhe më e ashpër.

Mes dëshirës për të triumfuar në kampionat me fanellën e bardhezinjve, 5 herë fituesi i Topit të Artë kërkon dhe triumfin ne Champions, një dëshirë jo vetëm e portugezit, por edhe e drejtuesve dhe tifozëve sigurisht.

Deri më tani, Ronaldo ka luajtur në 21 takime, përfshirë kampionatin, Championsin dhe Superkupën, me 12 gola dhe 2 asiste. Në kampin e “Zonjës së Vjetër” të gjithë shpresojnë që Cr7 të jetë në gjendjen e tij më të mirë fizike në mënyrë që objektivat sezonale të bëhen më të lehtë për t’u arritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA