Të strehuar në hotele, te të afërmit, apo dhe në ccadra mijëra familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit po kalojnë një fundvit të pazakontë. Jashtë shtëpive të tyre, atmosfera e festave vjen e trishtë për shumë prej tyre. Mendja dhe zemra kanë humbur sigurinë dhe besimin te institucionet se rimëkëmbja do të jetë e shpejtë. Nuk mungojnë as lotët.

Në këtë festë Krishtlindjeje, fëmijët janë më të hareshmit. Gëzojnë dhe urojnë, ndonëse nuk e kanë harruar ende atë që kanë përjetuar, si ky vogëlush.

”Unë jam i gëzuar që tërmetet pushuan. Kur u lëkund majtas -djathtas u tremba shumë. Ikëm te makina. Pastaj në Berat dhe tani këtu në Kavajë. Gëzuar festat!”,- uron vogëlushi.

Vetëm në resortin Fafa Premium në Golem të Kavajës janë strehuar 450 persona, një pjesë e të cilëve nuk dinë se ku do të strehohen nga janari e tutje. U kanë thënë që familjet që përfitojnë bonusin e qirasë duhet të lenë hotelet, ndërsa gjetja e shtëpive me qira është kthyer në një mision thuajse të pamundur në Durrës. Ka shumë pak shtëpi në dispozicion, ndërsa çmimet janë rritur ndjeshëm duke u kthyer në të papërballueshme për shumicën.

Vali Qyrfyçi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA