Në vitin 2014 u largua nga skuadrat zinxhir të Barcelonës për t’u transferuar në Kroaci te Dinamo e Zagrebit. Të klubi ballkanas gjeti ambientin e duhur për t’u rritur si futbollist, ka luajtur në Champions si dhe ka merituar edhe ftesën në Kombëtaren e Spanjës.
Dani Olmo është sot një nga talentet më të vlerësuara në Europë e mund të shndërrohet protagonist në këtë merkato dimërore. Kjo kuptohet edhe nga fjalët e tij:
“Dua të bëj hapin e radhës në karrierë. Në fakt, momenti ideal ishte verën e kaluar, por nuk ndodhi, dhe unë thashë sërish do të jem i lumtur, sepse do të luaj në Champions. Mendoj se cikli im te Dinamo ka përfunduar. Me mua donin të bënin transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit kroat. Nuk e di nëse ka mbërritur një ofertë.”
Një ofertë zyrtare ndoshta jo, por pa dyshim që kapiteni i Spanjës U-21 i pëlqen shumë Milanit, që në janar mund t’i thotë lamtumirë Paquetas dhe të investojë paratë për “thesarin” e Dinamos së Zagrebit. Klubi kroat e vlerëson kartonin e Dani Olmos 40 milionë euro, por eliminimi nga Championsi mund t’i ulë pretendimet për spanjollin.
Vetë Dani Olmo është shprehur se e ndjek me shumë interes futbollin italian, ku edhe Juventusi dhe Napoli që vëzhgojnë me vëmendje. Milani është i interesuar prej kohësh, por duhet të ketë kujdes nga rritja e konkurrencës.
Top Channel