Barcelona bën pazar në shtëpinë e Interit, gati oferta për dy lojtarët zikaltër

25/12/2019 14:51

Fundviti erdhi dhe drejtuesit e klubeve më të mëdha të futbollit bëjnë gati planin për vitin e ri pasues. Barcelona ka hartuar planin e 2020-tës dhe në të shihet se “Bleugranat”, kanë nevojë për një mesfushor dhe një sulmues. Prej kohësh dihet interesimi i drejtuesve katalanas në drejtim të “xhevahirit” zikaltër Lautaro Martinez.

“El Toro”, ka kaluar çdo pritshmëri dhe këtë fillim sezoni ka zhvilluar paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar shumë, por edhe duke i ndihmuar shokët e ekipit me asist. Barcelona është në kërkim edhe të një mesfushori, dhe për ta gjetur atë i ka hedhur pikërisht sytë në ambientin zikaltër. Stefano Sensi është konsideruar si surpriza e Serie A për këtë sezon për aq  kohë sa luajti, sepse mesfushori 25 vjeçar ka kaluar një dëmtim të rëndë në gju dhe që nga sfida e 6 tetorit ndaj Juventusit është parë shumë pak në fushën e lojës.

Por mesa duket italiani është rikuperuar dhe së shpejti do të jetë sërish në urdhrat e Antonio Contes. Barcelona shikon tek Sensi cilësitë e Xavi-t, i cili me tërheqjen e tij nga futbolli i ka lënë një boshllëk të madh mesfushës së Barcelonës, boshllëk ky që pritet të mbushet me arritjen e Stefanos në katalonjë. Gazeta “Sport”, shkon edhe më tej duke zbuluar shifrat që ka në dispozicion drejtuesit e Barcelonë-s për të siguruar shërbimet e dy lojtarëve të Interit.

Për Martinez, Interi nuk do të ulej në tavolinën e bisedimeve me një ofertë më të ulët se 100 milonë euro, ndërsa për Sensin nevojiten diku tek 50 milionë euro. “Bleugranat”, janë të gatshëm për të kënaqur kërkesat e zikaltërve, dhe në merkaton e verës aksi Barcelonë-Milano pritet të jetë shumë i nxehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA