Mbase duket e pabesueshme, por sot në Shqipëri klinikat e fertilitetit ofrojnë edhe shërbimin e nënave surrogate. Ky është një realitet pak i njohur. Ai po lulëzon në fshehtësi dhe nuk ka arritur deri më sot të bëhet pjesë e debatit publik.
Por akoma më shumë kjo fushë nga ngelur jashtë vëmendjes së ligjit. Shqipëria ka një ligj për shëndetin riprodhues që është i vitit 2002. Që nga ai vit teknologjia ka avancuar me ritme të shpejta dhe sot kemi situata evazive. Klinikat private e ofrojnë këtë shërbim në boshllëk ligjor.
Disa vende e kanë totalisht të ndaluar me ligj surrogacinë. Disa të tjera e lejojnë. Ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë rregullim ligjor.
Duket si një shërbim shumë i mirë që i vjen në ndihmë çifteve për të pasur fëmijë. Por surrogacia e bën situatën shumë komplekse në aspektin shoqëror. Nëse një çift mund të marri me qera mitrën e një gruaje për të lindur fëmijën e tyre, këtë mund të bëjë edhe një burrë beqar, mund ta bëjë edhe një homoseksual ose një çift gei. Këto janë çështje shumë të nxehta në opinonin publik. Do të duhej një kuadër ligjor që ti rregullonte me shumë kujdes.
Rreziku më i madh që vjen në këtë pikë ka të bëjë me njohjen ligjore të prindërve të vërtetë të fëmijës. Nëse një grua shtatzanë, lind në një maternitet në Shqipëri, ajo konsiderohet në bazë të ligjit nëna e fëmijës. Por nëse ajo është një nënë surrogato, ajo nuk është nëna biologjike. Atëherë cili merr prindërimin e këtij fëmijë në certifikatën e lindjes? Ligji në këtë pikë është nul.
“Ekziston ky opsioni i nënës surrogato, e cila ka thjeshtë detyrën e mbajtjes dhe rritjes së fetusit deri në momentin e lindjes së tij. Këtu kemi boshllëk, vakumi ligjor është total”, – tregon Viola Gado, Juriste.
“Surrogacioni nuk është i përfshirë në ligj e riprodhimit të asistuar, është nga ato pikat që duhet të përfshihet që të krijohet infrasturkura juridike për ta çuar fëmijën te prindërit biologjik”, thotë Dr. Elida Gjata, Obstetër Gjinekolog.
Është shumë e dyshimtë se bëhen këto procedura në Shqipëri duke mos pasur ligj. Momentalisht secili spital privat i rregullon si të dojë vetë.
“Kjo bëhet para se të fillojë procedura. Pra të dy si dhuruesja edhe gruaja që do ta mbaj në mitrën e saj duhet të kenë një akord para noterit para gjykatës, ku të thuhet që po bëhet kjo procedurë që dhe kur të lindë ky fëmijë nuk do të marrë certifikatën e asaj që e lindi por të nënës që e lindi, ajo që e ka porositur”, – tregon Dr. Orion Gliozheni, Obstetër Gjinekolog.
“Nëse do të bëhet një proces surrogacia patjetër në fund, pasi fëmija ka lindur, duhet të kalojë në gjykatë. Dhe në ligj quhet adoptimi surrgoativ pra ti adopton po në fakt ke adoptuar fëmijën tënd”, – thotë Fatlinda Tahiri Berisha, Eksperte në fushën e Infertilitetit.
Pra gjykatat shqiptare, duke mos pasur një kuadër ligjor të saktë detyrojnë prindërit të adoptojnë fëmijën e tyre biologjik.
“Sa i takon statusit të fëmijës në rastin e surrugatos mendoj se ka nevojë për një paketë ligjore që nuk lidhet vetëm me legjislacionin shëndetësor por lidhet edhe me legjislacionin e familjes”, – Antoneta Njerja jursite në minsitrinë e shëndetësisë
“Kam përshtypjen që ka ngërç në lidhje me këtë problematikë, nga ana ligjore fëmija duhet të shkojë te prindi, ka një ngërç që nuk i përket fushës tonë por anës juridike”, – thotë Dr. Edmond Bizbiqi, Obstetër Gjinekolog.
Top Channel