26/12 08:12
Lokomotiva e Leipzig të Gjermanisë konfirmoi lajmin se portieri i ri Pascale Gaedke, i cili dikur ishte anëtar i tyre, u gjet i vdekur në pishinën e një ndërmarrje ndërtimi.
Klubi njoftoi se të gjithë ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur.
Sipas informacionit të raportuar nga media gjermane, portieri 20-vjeçar i klubit të futbollit Libertvolkwitz u gjet në pishinë së bashku me dy burra të tjerë, transmeton KosovaPress.
Policia nuk ka komentuar nëse burrat ishin nën ndikimin e alkoolit ose narkotikëve, dhe deri më tani dyshohet të jetë helmim me dyoksid karboni.
Shkaku i saktë i vdekjes së sportistit të ri do të dihet pas obduksionit.
Top Channel