
21/02 12:26
52 milionë euro dhe Emre Can mund të jenë mjaft për të transferuar Pogban.
Manchester United janë duke u përgatitur për të lënë të lirë, mesfushorin francez Paul Pogba të rikthehet tek Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i gatshëm të ofrojë 67 milionë paund plus, Emre Can për të rikthyer francezin në Torino.
Mirëpo gjatë ditëve të fundit edhe trajneri i United, Gunnar Solskjaer dhe agjenti i francezit kanë deklaruar se francezi nuk do të largohet nga Old Trafford, mirëpo kjo ofertë duket se i ka tunduar drejtuesit e klubit anglez./KosovaPress/
Top Channel