24/11 21:11
Blaugranët kanë vendosur sërish të fillojnë negociatat për brazilianin Neymar.
Siç raporton Mundo Deportivo, Barcelona do të përpiqet sërish ta rikthejë Neymarin në Camp Nou nga Paris Saint Germain në verën e ardhshme, transmeton KosovaPress.
Braziliani ende thuhet se dëshiron të rikthehet në Kataluni, dhe drejtuesit e Barçës, kanë filluar negociatat për një marrëveshje prej 180 milionë eurosh për brazilianin.
Neymar ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime gjatë këtij sezonin për klubin parisien, ndërsa e ardhmja e tij pritet të jetë larg kryeqytetit francez./KosovaPress/
Top Channel