Në mediat sociale blihen lehtë të ashtuquajturat “likes”, por një manipulim i tillë sipas ekspertëve, bart rreziqe.

Me 80 euro,  Tanja Kühne i shtoi 500 “likes” faqes së saj të Facebook-ut. Drejtoresha e një agjencie dizajni dhe kryetare e qarkut të partisë liberale FDP në Lüneburger Heide pagoi vitin e kaluar ofruesin “Paidlikes” për t’u bërë më e njohur në internet. Për këtë punojnë “clickworker”, që me porosi të firmës janë të zellshëm në shtimin e klikimeve “like” – më pëlqen.

“Atëherë kam menduar, pse jam përpjekur në këtë formë që të rris ndikimin tim”, thotë Kühne për DW. „Unë jam politikane lokale, por në zgjedhjet e parlamentit të landit dal në garë me politikanët që punojnë si të tillë me kohë të plotë.”

Ata kanë një zyrë që kujdeset profesionalisht për median sociale, që postojnë përditë aktivitet e reja në Facebook dhe pamjet e fundit në Instagram.

“Ky është një presion i madh, që në këtë formë vetëm shtohet”, thotë Kühne.

Që Tanja Kühne dhe mijëra të tjerë, muzikantë, trajnerë fitnesi, shitës automjetesh i kanë blerë klikimet e tyre, këtë e ka zbuluar, rrjeti investigativ gjerman i tre mediave të njohura, SZ, NDR, WDR. Më parë ishte Universiteti i Bochum-Ruhrit që i kishte bërë publike të dhënat e furnizuesit me likes, „Paidlikes”. Sipas të dhënave të rrjetit investigativ aty gjenden politikanë të të gjitha partive të mëdha: 17 janë politikanë të CDU/CSU-së dhe FDP.

14 të SPD-së, 11 të AfD-së dhe tre Të Gjelbër dhe Të Majtë. Nuk dihet, nëse personat, faqet e të cilëve janë klikuar, janë edhe ata që e kanë dhënë porosinë. ekspertët thonë se pazari me “likes” është i rrezikshëm. Ata thonë se përveç probleme te tjera, dhe qeveritë mund ta përdorin këtë për të manipuluar online debatet demokratike.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA