Një grup aktivistësh në Kaliforni prezantuan planin e tyre për të krijuar një qytet privat 3 miliardë dollarësh.
Ndonëse mund të duket e çuditshme për t’u besuar, kjo iniciativë kaq e kushtueshme është ndërmarrë për të siguruar akomodimin e 150,000 personave të pastrehë. Ishte Duane Nason, themeluesi i “Citizens Again”, ai që njoftoi propozimin për të luftuar krizën e vazhdueshme të pastrehëve që prek Kaliforninë.
“Tani është koha të mendojmë ndryshe për të zgjidhur krizën e të pastrehëve: në vend që të ndërtoni 4,000 strehime më shumë, “Citizens Again” është duke bërë ndërtimin e një qyteti të tërë, duke ushqyer gjithë të pastrehët në Amerikë”, thuhet në njoftim për shtyp.
Sipas Nason, qyteti “Citizens Again” do të ishte një proces më i shpejtë dhe më i efektshëm nga ai që kanë parashtruar politikanët.
“Bazuar në shkallën e vendosmërisë së qeverisë nga dhjetë vitet e fundit, do të duhen afër 200 vjet për të krijuar strehimore të mjaftueshme për të strehuar 90,000 të moshuar të pastrehë. Askush nuk dëshiron të presë kaq gjatë”, shkruan ai.
Në vend të “pritjes 200-vjeçare” grupi vlerëson se qyteti i ri do të jetë gati për rreth 10 vjet. “Kam parë disa zona të ndryshme në Kaliforni. Do të duhet të jetë në një klimë të moderuar, ndoshta disi klimë e një fushe. Do të më duhen rreth 300 hektarë”, tha Nason për Good Day Sacramento.
Top Channel