27/12 21:50
Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë Armando Broja ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Chelsea-n, edhe për 3 vitet e ardhshme.
Forma e mirë që po tregon Broja në këtë sezon me skuadrat e moshave të Chelsea-t, ka bërë që drejtuesit e Bluve të Londrës, ta blindojnë 18-vjeçarin shqiptar me një kontratë të re.
Falë golave që po realizon me frekuencë me skuadrën U-18 dhe atë U-23 Broja shpreson që të marrë një ftesë nga trajneri i skuadrës së parë të Chelsea-t Frank Lampard dhe të ketë mundësinë të realizojë ëndrrën e tij duke debutuar në Premier League me fanellën e Bluve të Londrës.
Top Channel