Pak ditë përpara Krishtlindjeve, banorë të Parisit por edhe turistë kanë mësyrë dyqanet në kryeqytetin francez, shumica për të blerë dhuratat e fundvitit.
Vështirësitë që ka shkaktuar greva e pensioneve dhe kufizimi i transportit, nuk i ka penguar njerëzit të shijonte atmosferën festive dhe atë që është një pjesë e rëndësishme e këtyre festave: shopping-un.
“Javën e kaluar, për shkak të grevës, ishte një rrëmujë e madhe në të gjithë Parisin. Më falni që flas kështu, por ky është realiteti. Nuk dilje dot nëpër rrugë, e jo më te mendoje blerjet. Sot gjendja është qetësuar ndaj e shfrytëzuam ditë”, shprehet Ethan, blerës.
“Bëra blerjet e mia të Krishtlindjeve. Po shkon shumë mirë, vetëm se ka shumë njerëz në dyqane, është pak e vështirë të lëvizësh, megjithatë është OK”, tregon Mariana.
“E kishim shtyrë këtë moment për shkak të trazirave në Paris..do t’i kishim bërë edhe më përpara blerjet, por në këto kushte, po mjaftohemi edhe me ka”, rrëfen Laurent.
Ata që kanë lëvizur për pushime në Francë janë përballur me një situatë të rënduar për shkak të grevës 18 ditore të transportit publik, e cila ka bërë që sidomos shërbimet hekurudhore të vuajnë sërish. Të shtunën, presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje për një “armëpushim” për festat, për t’i lejuar njerëzit që t’i shijojnë ato pa probleme.
Top Channel