Malta mbetet pa energji elektrike për herë të dytë brenda një muaji

23/12/2019 16:04

Sot e gjithë Malta, për herë të dytë në më pak se një muaj ka mbetur pa energji elektrike, me një kaos të paparë në rrugë.

Asnjë ekonomi shtëpiake, biznese dhe fabrika nuk kishte energji elektrike, dhe ndërprerja e plotë e energjisë u konfirmua nga Enemalta, një kompani shtetërore e furnizimit me energji elektrike, transmeton KosovaPress.

Arsyeja për këtë është problemi me kabllon që furnizon Maltën nga Sicilia.

Ndërprerja e parë e energjisë elektrike mbarëkombëtare më 26 nëntor ishte gjithashtu për shkak të një mosfunksionimi të kabllos nga Sicilia në Maltë.

Malta posedon kapacitetet vetanake për t’u furnizuar me energji elektrike në të gjithë ishullin, por Enemalta zakonisht mbështetet në furnizimet nga Sicilia për shkak të kostos më të lirë.

Energjia elektrike është ndalur në ora tetë të mëngjesit, ndërkohë që po punohet për kthimin e gjendjes normale.

“Terri” i fundit në Maltë vjen në një kohë të ndërlikuar, vetëm dy ditë para Krishtlindjes, kështu që njerëzit nuk mund të bënin blerje me karta krediti. Aeroporti i Maltës nuk është prekur nga ndërprerja e energjisë elektrike, pasi përdor gjeneratorë ndihmës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA