Erdogan, BE të marrë masa për emigrantët, Turqia s’e përballon dot e vetme këtë barrë

23/12/2019 14:24

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se vendi i tij nuk i ka mundësitë për të përballuar valën e emigrantëve nga Idlibi i Sirisë, dhe paralajmëroi Europën se ka për t’i ndier pasojat nga afër, nëse nuk ndalojnë bombardimet në rajon.

Erdogani tha se Turqia nuk do ta mbajë e vetme barrën e 80 mijë emigrantëve që janë duke marshuar tani në këmbë, që nga Idlibi drejt vendit të tij.

Ai tha se nëse udhëheqësit nuk ndërhyjnë për të ndaluar dhunën në rajon, Europa do të shohë t’i përsëritet kriza e emigrantëve që kaloi në vitin 2015, kur më shumë se një milion hynë nëpër BE brenda një viti.

Presidenti turk tha se ai po bën gjithçka që mundet që të bashkëpunojë me Moskën për të kthyer paqen në rajon, dhe se një delegacion rus do të takohet këtë të hënë me qeverinë ruse për bisedime të detajuara.

FOTO GALERI
1/9
Turqia është duke mbajtur rreth 3.6 milionë refugjatë dhe Erdogan ka kohë që planifikon një “zonë sigurie” në Siri ku ata mund të strehohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA