Udhëtarët në Francë po përballen me vështirësi gjatë periudhës festive. Është e bezdisshme por unë e kuptoj – thonë sidoqoftë ata duke iu referuar grevës që ka paralizuar vendin prej javësh, kundër reformës së sistemit të pensioneve në vend.
Të shtunën, udhëtarët nga e gjithë Franca, u stërmunduan ndërsa fillonin pushimet e krishtlindjeve me trena të ndalur, rrugë të mbushura me trafik dhe me nervat që sprovohen përballë grevës që duket se nuk do të mbyllet asnjëherë.
“Po habitem në fakt që po shkon mirë. Ne kishim biletat për një tren në orën 20.40 minuta dhe një person nga sindikata na tha se mund të merrnim një tren në 18.40 sepse me sa duket kishte më pak pasagjerë nga sa pritej. Ndaj ne do nisemi më herët nga sa kishim planifikuar”
“Nga kompania na konfirmuan një ditë më parë ndaj nuk u shqetësova shumë. Pjesa më e vështirë ishte të arrinim deri në stacion.”
Shpresat për një armëpushim gjatë festave u shuan pasi bisedimet mes qeverisë dhe liderëve të sindikatave, këtë javë, dështuan. Sindikatat paralajmëruan se trafiku do të rëndohej akoma më shumë gjatë periudhës festive.
Të shtunën në mbrëmje, presidenti francez, Emmanuel Macron, i kërkoi grevistëve të merrnin përsipër përgjegjësinë dhe të lejonin që familjet franceze ti gëzoheshin festave.
Top Channel