Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluçi, në një deklaratë për media flet për pas shpërthimit me tritol të makinës së prokurorit.

“Në vazhdimësi kam ngritur problemin e marrjes së masave për sigurimin e jetës dhe të aktivitetit që ushtrojnë avokatët dhe prokurorët. Sot jam këtu, në mbështetje të prokurorit Albert Kuliçi, është padyshim një nga prokurorët më të mirë”.ka thënë kreu i gjykatës.

I pyetur në lidhje me ngjarjen nëse është e lidhur me ushtrimin profesionin e prokurorit, ai shprehet se:

“Nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e profesionit të prokurorit, është një ngjarje shumë e shëmtuar prej frikacakësh dhe burracakësh që reagojnë me maska dhe tritol. Kurse, gjyqtarët dhe prokurorët do të përgjigjen seance publike vetëm me vendime”.

“Personalisht nuk jam ndjerë i kërcënuar, kam marrë parasysh të kryer detyrën deri në fund dhe dua t’ju bëj me dije qytetarëve të Vlorës, se të gjithë në prokurori dhe gjykatë punojnë me devotshmëri”, shton ai.

Vetëm në muajin dhjetor janë sekuestruar më tepër se 4 milionë euro dhe mendohet se është pista kryesore ku do të bazohet hetimi ka thënë kreu i Gjykatës.

“Kuliçi është një ndër prokurorët më të mirë të Shqipërisë. Janë më shumë se 4 milionë të sekuestruara në masa provizore, sekuestro konservative. Ajo është e vetmja pistë e ushtrimit të profesionit të prokurorit”, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA