Durrësi u zgjua sot në mëngjes nën masa të forta sigurie. Aty mbërritën liderët e rajonit, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama.

Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë, Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi dhe Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, panë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në qytetin bregdetar.

Siç shihet edhe nga videot e publikuara nga Top Channel, një numër shumë i madh truprojash kanë rrethuar liderët, trafiku është bllokuar, ndërkohë që një perimetër është vendosur edhe për qytetarët.

Vuçiç, Zaev dhe Gjukanoviç ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e tretë të Shengenit Ballkanik.

  Durrës/ Rama, Zaev, Vuçiç dhe Gjukanoviç mbërrijnë te kompleksi “Jedas”, zona rrethohet nga forca të shumta policore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA