Pak orë më parë ka nisur transmetimin një spot i ri publicitar nga ALBtelecom.

Përpos karaktereve tashmë të njohur e të dashur nga seriali “Në Kohën e Duhur”, Edi dhe Xhuli, këtë herë personazhi ekstra ishte vërtetë shumë…EKSTRA!

Luana Vjollca, tashmë një ikonë e ekranit dhe medias, autore e programit të saj “Shiko kush luan” këtë herë erdhi më ndryshe se kurrë: nën petkun e aktores!

Në fakt, që prej episodit të parë, seriali “Në Kohën e Duhur” nga ALBtelecom ka përfshirë personazhe të njohur të ekranit si përsonazhe në seritë e tij si dhe në spotet televizive. Përmendim këtu Armina Mevlanin, Landi Hysin, Jonida Maliqin, Eva Alikaj apo Orinda Huta.

Ende nuk jemi të sigurt se cili është personazhi që Luana do luajë në episodin e shtatë dhë të fundit të serialit të parë në web shqiptar, por nga kaq sa pamë duket që bëhet fjalë për një vajzë të fortë që nuk ta zgjat shumë [si vetë Luana tek e fundit!].

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA