La Liga, Sevilla mund Mallorcën dhe e afron shumë me zonën e rënies

21/12/2019 16:11

Sevilla nuk gaboi në transfertën e saj në fushën e Mallorcas në këtë sfidë të fundit për 2019.

Skuadra andaluziane iu imponua vendasve duke e mundur me rezultatin 2-0 duke u ngjitur në kuotën e 34 pikëve.

Sevilla e mori avantazhin në minutën e 20 të sfidës me golin e Diego Carlos, ndërkohë që në pjesën e dytë Ever Banega mbylli të gjitha llogaritë e ndeshjes teksa shënoi golin e dytë teksa ekzekutoi saktë një 11 metërsh në minutën e 63 duke i shkaktuar këtë disfatë Mallorcës që është vetëm 1 pikë para zonës së rënies nga kategoria në La Liga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA