23/12 16:35
Leicester City bie pas 9 ndeshjes(8 fitore dhe 1 barazim) në Premier League pasi u mposht në Etihad Stadium nga Manchester City.
Citiziens triumfuan me rezultatin e pastër 3-1, një sukses që e ngushtoi në vetëm 1 pikë diferencën mes skuadrës së Guardiolës dhe formacionit të Brendan Rodgers që vazhdon të mbajë vendin e dytë.
Megjithatë me këtë fitore City i dha një asist Liverpoolit që është i impenjuar në Botërorin e klubeve. Avantazhit provizor të Leicester me Jamie Vardy iu kundërpërgjigjën që në pjesën e parë, Mahrez dhe Gundogan që përmbysën shifrat në favor të City-t.
Fitorja e vendasve u vulos nga goli i brazilianit Gabriel Jesus në minutën e 69-të.
Top Channel