Everton-Arsenal, barazim 0-0 në sytë e Artetës dhe Ancelottit

21/12/2019 16:10

Everton dhe Arsenal e mbyllën sfidën mes tyre në barazim dhe kjo ndodhi pikërisht në sytë e trajnerëve të tyre të rinj, Carlo Ancelotti dhe Mikel Arteta.

Në Goodison Park të Liverpulit, sfida mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 0-0. në pjesën e parë ishte Evertoni që zhvilloi një lojë më të mirë, por që nuk gjeti dot goditjen fituese. në 45 minutat e dyta ishte Arsenali që u përpoq më shumë me Aubameyang, por ky i fundit nuk mundi të mposhte Pickford. në minutat e fundit Everton pretendoi për një 11 metërsh por që iu mohua nga VAR dhe sfida u mbyll 0-0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA