Para festave të fundvitit, mërgimtarët kanë filluar të vinë në Kosovë, dhe kjo ka bërë që të rikthehen pritjet në hyrje të Kosovës, nga pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit nga Qendra për Menaxhim Kufitar pritja në orët e tashme në Merdare është 60 minuta. Po aq pritje ka për të hyrë Kosovë edhe nga pika kufitare Dehu i Bardhë.

Pritjet në pikat tjera kufitare nuk janë të mëdha, po ashtu edhe në dalje të Kosovës nuk ka pritje të mëdha.

Gjatë ditës së sotme dhe dje, pritjet kanë qenë më të gjata, të cilat kanë shkuar deri në 3 orë, raporton KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA