
23/02 22:38
Ka marrë fund saga për trajnerin e ri të Arsenalit.
‘Gunners’ përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë angazhuar në rolin e trajnerit spanjollin Mikel Arteta.
Arteta te Arsenal do ta zëvendësojë të shkarkuarin Unai Emery.
Kujtojmë se spanjolli gjatë karrierës si futbollist, ka veshur fanellën e Arsenalit.
Ai së fundi ishte ndihmës i Pep Guardiolas te Manchester City.
Top Channel