
Vendimi për të shkarkuar një nga trajnerët të të suksesshëm dhe më të dashur për tifozët, ishte ai më i vështiri në karrierën e Daniel Levi.
Presidenti i skuadrës së Totenhemit pranoi se ishte menduar jo pak ditë për situatën e klubit londinez dhe për ndryshimet në stol, por gjeti një zëvendësues të denjë që shpreson se do të japë rezultate shumë shpejt.
Mauricio Poçetino u shkarkua muajin e kaluar nga stoli i Spërs, pas 3 muajsh rezultate zhgënjyese, pavarësisht faktit se sezonin e kaluar drejtoi Totenhemin në një fushatë impresionuese në Champions, me arritjen deri në finale.
“Kisha ndërtuar një marrëdhënie personale me Mauricion për 5 vjet e gjysmë dhe nuk ishte dicka që e doja. I tregova për shkëputjen dhe më kuptoi. Poçetino është prej kohësh në futboll dhe e di sesi funksionon. Murinjo ishte kandidati numër 1 për ta zëvendësuar dhe jam i sigurt se do të bëjë një punë të admirueshme”, tha presidenti i Totenhemit.
Top Channel