11/01 23:05
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, me shumë gjasë pritet të mungojë në ndeshjen finale ndaj Flamengos.
Holandezi nuk ka qenë në gjendje të përfundoj stërvitjen e plotë, të mbajtur ditën e enjte.
Ai gjithashtu nuk ka qenë mirë me shëndet dhe ka humbur ndeshjen gjysmëfinale që Liverpool e fitoi 2:1 kundër Monterrery.
Liverpool do të takohet me Flamengon të dielën në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Në pozitën e mbrojtësit mund të luajë kapiteni Jordan Henderson./KosovaPress/
Top Channel