
Pas largimit nga Barcelona, ai nuk ka drejtuar asnjëherë për 4 sezone të njëjtën skuadër, ka një klauzolë në kontratë që i lejon largimin dhe pëlqen aventurat në ligat e ndryshme, gjithmonë në formacione pretendente.
Jozep Guardiola në moshën 50-vjeçare është një prej trajnerëve më të suksesshëm në futboll, por duket se aventura e tij te Mancester Siti është në fund.
Spanjolli ka një akord me Sitizens që skadon në 30 qershor të vitit 2021 por mund të largohet për shkak të disa detajeve të përfshira në akord, që lidhen me rezultatet. Kjo, së bashku me ofertën joshëse të Paris Sën Zhermenit, po e bëjnë teknikun iberik të mendojë kalimin në Ligën Franceze, aty ku do të gjente nëj ekip me muskuj financiarë mjaftueshmërisht të fuqishëm për ti garantuar edhe kapricot më të ndryshme në merkato.
Paris Sën Zhermen është dëshpërimisht në kërkim të suksesit në Ligën e kampioneve por edhe pse ka lojtarë klasi si Nejmar dhe Mbape’, po vuan për të arritur edhe në finale. Për të bindur trajnerin Guardiola, parizienët kanë menduar të ofrojnë një rol bashkëpunëtori edhe për legjendën e futbollit spanjoll, Ksavi Hernandez, aktualisht në drejtimin e Al Sad në katar.
Top Channel