Trafiku i rënduar ka bllokuar qytetin e Kamzës dhe hyrjen për në Tiranë. Në një gjatësi rruge jo të madhe, shoferët kanë qëndruar për më shumë se një orë në trafik, raporton gazetari i Top Channel, Andi Bora.

Trafik të rënduar ka patur gjatë ditës edhe në autostradën Tiranë-Durrës, deri në mbikalimin e Rinasit, si dhe në rrugë të tjera kryesore të kryeqytetit.

Përveç reshjeve të shiut, ngushtimit të rrugëve, sot në trafik ka ndikuar edhe mbërritja e delegacioneve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut për takimin e “Shengenit Ballkanik”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel