Ekskluzive/ Çudit Pannuci, kërkon 54 mijë euro. Do bonuset e fitoreve dhe barazimeve të arritura nga skuadra nën drejtimin e Rejas

20/12/2019 19:54

Kërkesat e Kristian Panucit ndaj Shqipërisë dhe Federatës Shqiptare të futbollit nuk kanë fund. Prej pak ditësh ish-trajneri i kombëtares ka paraqitur një kërkesë tjetër të çuditshme, duke kërkuar bonuset e fitoreve apo barazimeve të arritura nga skuadra jonë përfaqësuese nën drejtimin e trajnerit Edi Reja.

Po pikërisht kështu, Kristian Panuci i kërkon FSHF 54.000 euro bonuse për rezultatet e arritura në eliminatoret e kampionatit europian, ku ai zhvilloi vetëm ndeshjen me Turqinë dhe u mund 2-0, rezultat që solli shkarkimin e tij pasi bilancet e tij ishin në përkeqësim.

Në 15 ndeshjet që ai drejtoi ekipin kuqezi, rregjistroi 4 fitore 2 barazime dhe 9 humbje. Në mbyllje të Ligës së Kombeve pas humbjes 4-0 me Skocinë në Shkodër Kristian Panuccit ju dha një tjetër mundësi për të provuar të kthejë situatën në favor me eleminatore e Europianit, jo vetëm rezultatet që nuk erdhën, por as ambienti brenda ekipit nuk arriti të shuante tensionet që vetë trajneri krijonte.

Kjo mundësi e dytë, ashtu si edhe e para që FSHF i dha Panuccit për herë të parë në karrierë të drejtonte një ekip kombëtarë, mori si shpërblim nga ana e italianit një refuzim dorëheqjeje, që do të thotë një kosto extra që Federata duhet të merrte përsipër për shkarkimin e Panucit dhe marrjen e trajnerit të ri.

20.000 euro në muaj ka marre Kristian Panuci nga FSHF deri në muajin nëntor të këtij viti, pasi u shkarkua më 23 mars. Dhe vetëm një muaj më pas, ka dërguar në federatë një kërkesë që përveç pagës që e ka marrë njësoj si Edi Reja, tashmë kërkon të marrë edhe bonuset për sukseset e arritura prej trajnerit Reja.
çojë palët në gjyq, në shenjë mirënjohje të Kristian Panuci ndaj atyre që e zgjodhën për t’i dhënë mundësinë e madhe që çdo trajner do të dëshironte, të udhëheq një komb në suksese, por që në rastin e Panucit dhuroi më tepër humbje e zhgënjim, se gëzim dhe emocion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA