Bojan Jovanovski (Boki 13), babai i tij, Mile Jovanovski dhe asistentja e OJQ-së Lidhja Ndërkomëbtare, Hristina Bllazhevska, sot në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion duhet që të japin deklaratë për rastin “Reket 2”, njoftojn mediat ne gjuhen shqipe ne Maqedonine e Veriut.
Sipas hetimit, ata janë të akuzuar për pastrim parash nëpërmjet Lidhjes Ndërkombëtare të formuar nga Bojan Jovanovski. Janë të dyshuar se kanë mashtruar dy biznesmenë të cilëve u kanë premtuar se do të ndërtojnë shtëpi pleqsh, dhe kanë arritur të marrin rreth 1 milion euro.
Për këtë rast, e dyshuar është edhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, por edhe nënkryetarja e Lidhjes Ndërkombëtare, Jasna Mandiq. Të dyja kanë dhënë deklaratë.
Në rastin “Reket”, përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeec, të akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Top Channel