Sytë e ekipeve më me zë në evropë janë drejtuar nga bomberi “dardan”, Vedat Muriqi. Sulmuesi i ka surprizuar të gjithë këtë sezon me paraqitjet e tij me fanellën e Fenerbahçe, duke shënuar 9 gola në 13 ndeshjet e luajtura deri më tani në kampionat. Ai rënditet në mesin e më të mirëve të tabelën e golashënuesve në kampionatin turk.
Paraqitjet pozitive me ekipin nga Stambolli por edhe ndeshjet shumë të mira të zhvilluara me kombëtaren e Kosovës, kanë tërhequr interesimin e shumë ekipeve që militojnë në 5 ligat kryesore të evropës. Sipas të përditshmes turke “Fanatik”, për sulmuesin shtatlartë interesohen ekipe si Napoli, Lazio, Atletico Madrid si edhe Tottonham i Jose Mourinho-s.
Madje gazeta shkon edhe më tej duke zbuluar që këtë fundjavë në sfidën që Fenerbhace do të zhvillojë me Besiktash këtë të shtunë në orën 17:00, do të ketë sakutë të këtyre ekipeve për ta monitoruar nga afër 25 vjeçarin. Ekipi që ka shfaqur më së shumti interes për të është ekipi i Tottenham, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 18 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, shifër që kërkojnë edhe drejtuesit e klubit turk.
Top Channel