Tashmë gjithçka zyrtare, Liverpool ka transferuar lojtarin e Salzburgut, Takumi Minamino.

Japonezi i është bashkuar Liverpoolit në afatin kalimtar të janarit, pasi ka kaluar testet mjekësorë gjatë ditës së djeshme.

“Është një ëndërr, ishte ëndrra imë të jem lojtar i Liverpoolit. Jam shumë i entuziazmuar që kjo ëndërr më është bërë realitet”.

“Të luaj në Premier Ligë ishte synimi im. Është liga më e fort në botë”, ishin fjalët e para të japonezit.Minamino 24 vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe në krah, dhe në 136 paraqitje për skuadrën nga Austria, ka shënuar 42 paraqitje.

Ai gjithashtu ka edhe 22 paraqitje për Kombëtaren e Japonisë./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA