Këto pamje tregojnë se çfarë ka mbetur nga 7 pallatet e shembura nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit në Laç.

Për katër ditë me radhë rruspat e IKMT hodhën në tokë pallatet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26-nëntorit. Më parë ato ishin inspektuar nga grupet e ekspertëve që klasifikuan si të pabanueshëm, për shkak të dëmtimeve të rënda që kishin marrë nga lëkundjet sizmike dhe rrezikon seriozisht të shembeshin vetë.

Banorët nxorën ç’të mundeshin nga shtëpitë e dëmtuara. Pjesa më e madhe e tyre është strehuar për momentin në hotelet e qytetit të Lezhës, ndërkohë që iu është premtuar se do të ndërtohen banesa të reja.

Përveç këtyre pallateve, në Laç parashikohen të shemben objekte të tjera të shpallura të pabanueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA