Reagim zyrtar nga Real Madridi: As gjyqtari e as VAR-i nuk i panë dy penalltitë

19/12/2019 11:42

Real Madridi ka reaguar në faqen zyrtare pas ndeshjes ndaj Barcelonën, për dy momentet e ndërhyrjeve në Raphael Varanen në zonën katalunase.

Madrilienët pretendojnë se në dy rastet ekzistuan penalltitë, shkruan KosovaPress.

”As gjyqtari dhe as VAR-i, nuk i panë dy penalltitë për Varane”, thuhet në titull.

”Francezi pësoi një goditje nga Lenglet dhe dy minuta më vonë u kap nga Rakitiç”, shkruan mes tjerash Real Madrid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA