“Operacioni Kutia”, nisma më e fundit e Bashkisë së Tiranës për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, është mirëpritur nga të vegjlit e kryeqytetit. Qindra nxënës së klasave të ndryshme nuk kanë ngurruar t’i vijnë në ndihmë bashkëmoshatarëve të tyre që janë në nevojë, duke përgatitur secili kutinë e tij të dhuratave.
Lodra, lapsa, fletore, libra, dhe artikuj të ndryshëm, të zgjedhur nga të vegjlit e Tiranës do t’u vijnë në ndihmë bashkëmoshatarëve të tyre në zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës, Thumanë, e Laç.
Ndërkohë që po vijon grumbullimi i kutive, për t’i dërguar më pas tek fëmijët e tjerë, do të vijojë edhe angazhimi i Bashkisë së Tiranës me “Operacionin Kutia”, pasi çdo ditë e më shumë, kësa nisme po i bashkohen nxënës nga të gjitha shkollat e kryeqytetit.
Nisma “Operacioni Kutia” synon t’i vijë në ndihmë fëmijëve në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në mënyrë që edhe ata të gëzojnë për festat e fundvitit sikurse gjithë fëmijët e tjerë. Kryebashkiaku Veliaj fton të gjithë të vegjlit e kryeqytetit që të përgatisin një pako me lodra dhe një urim për t’ia dhuruar bashkëmoshatarëve të tyre.
Top Channel