Pagjumësia luan një rol serioz në mirëqenien dhe shëndetin e njeriut. Këtë siç thotë populli “nuk e luan as topi.” Një studim ka zbuluar lidhjen e fortë mes ushqyerjes dhe këtij çrregullimi që prek miliona njerëz në botë. Nëse pagjumësia vazhdon prej kohësh ajo më pas nxit probleme të tjera shëndetësore siç janë: sëmundjet kardiovaskulare, diabet, depresion.

Karbohidratet Dhe Gjumi

Studimet thonë se një regjim ushqimor i pasur me karbohidrate dhe sheqerna të shtuar ka një lidhje të fortë me pagjumësinë, madje e nxit atë. Ushqime të tilla janë : sheqeri, orizi i bardhë dhe buka e bardhë. Kjo vërehet kryesisht tek gratë mbi moshën 50 vjeç. Sipas ekspertëve, konsumi i ushqimeve të tilla nxit aktivizimin e një mekanizmi që prish gjumin.

Një gjë e tillë ndodh sepse pas konsumit të këtyre ushqimeve, niveli i sheqerit në gjak rritet shpejt. Trupi reagon duke çliruar insulinë për të ulur nivelin e sheqerit në gjak. Kjo më pas nxit çlirimin e hormoneve si adrenalina dhe kortizoli që prishin gjumin. Shumica e pacientëve të prekur nga pagjumësia përdorin ilaçe të ndryshme që shkaktojnë urth, konstipacion, marramendje dhe varësi. Te dhënat tregojnë se medikamentet nuk ofrojnë kurrësesi një zgjidhje të mirë dhe pa efekte anësore që mundësohet nga kurat natyrale.

Receta E Duhur Për Një Gjumë Të Qetë

Përbërësit:
200 ml qumësht
1 lugë çaji me mjaltë
1 pikë ekstrakt vaniljeje
Përgatitja:
Ngroheni qumështin në një tenxhere dhe përpara se të marrë valë hidheni në filxhan. Më pas shtoni vaniljen dhe mjaltin. Përziejeni mirë dhe pijeni ngadalë përpara se të shtriheni për të fjetur. Me këtë kurë, mendohet se pagjumësia nis e nuk bëhet më problem.

Madje mund t’ja ndjeni efektin që në filxhanin e parë. Suksesi i kësaj kure, sipas informacioneve të atribuohet përbërësve të saj të mrekullueshëm. Ata lehtësojnë ardhjen e gjumit dhe e ndihmojnë trupin të qetësohet./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA