Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili janë 3 prokurorët që garojnë për kryesinë e SPAK.

KLP ka nisur mbledhjen për vendimin final me deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vendimmarrjes për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

Arben Kraja ka paraqitur pranë KLP një kërkesë ku kërkon përjashtimin e anëtarit Tartar Bazaj nga votimi për drejtues SPAK për konflikt interesi.

Kraja ka patur dosjen e Bazaj nga ku ka dhënë dorëheqjen nga hetimi administrativ.Anëtarët Balla dhe Ibrahimi besojnë se ka një konflikt interesi në dukje i Bazaj.

KLP kalon në miratimin e vendimit “Për emërimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Kryetari i KLP shpjegon mënyrat e votimit sipas nenin 148/dh pika 3 të Kushtetutës.
përzgjedhjen e Prokurorisë së Përgjithshëm.

Anëtarët plotësojnë një formular sipas metodologjisë së pikëzimit për secilin kandidat dhe do të hidhet në votim secili kandidat sipas rendit alfabetik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA