Disa grupe që promovojnë ilaçe të rreme të kancerit janë hequr në Facebook, raporton MSN.

Të dy grupet e larguara kishin rreth 33,000 anëtarë dhe u hoqën bazuar në rregullat e Facebook për sjelljen kriminale dhe të dhunshme, transmeton KosovaPress.

Grupet kanë promovuar përdorimin e balsamit të zi për trajtimin e kancerit të lëkurës dhe gjirit.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e konsideron këtë lloj balsami si një trajtim të paligjshëm për trajtimin e kancerit. Grupi në Facebook shpjegoi se si përdoruesit mund ta krijojnë vetë dhe ku mund ta marrin atë nga jashtë vendit.

Facebook dëshiron që të gjithë përdoruesit e rrjetit social të ndjehen të sigurt dhe të thonë që vazhdimisht po kontrollojnë grupet për shkelje të politikave.

“Ne ndërmarrim veprime të duhura kundër çdo grupi që ne konsiderojmë se janë në kundërshtim me politikat tona kur bëhen të vetëdijshëm për to. Grupet janë hequr për shkeljen e politikave tona në lidhje me sjelljen e dhunshme dhe kriminale,” tha një zëdhënës i kompanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA