Amir Rrahmani shumë pranë Napolit, Partizani ‘shpreson’

19/12/2019 22:28

Napoli është shumë pranë firmës me mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani. “Sky Sport”, raporton se ende mungon një akord midis Rrahmanit dhe ekipit Napolit, por që sipas gazetës kjo gjë nuk përbën problem, pasi kosovari e ka dhënë dakortsinë e tij për të kaluar në ekipin jugor.

Kontaktet me Hells Veronan ka nisur, por De Laurenttis kërkon që të arrijë edhe një marrëveshje për mesfushorin maroken  Sofyan Amrabat. Mesfushori është i huazuar nga belgët e Club Brugge, si formë e një marrëveshje ku në përfundim të sezonit ekziston edhe një e drejtë blerje në favor të ekipit italian, për shifrën e 3.5 milionë eurove. Por duke parë paraqitjet mjaft pozitive këtë fillim sezoni për 23 vjeçarin, ekipi i Veronas vështirë se do të hiqte dorë prej tij, nëse në zyrat e klubit nuk mbërrinte një ofertë që vërtitet midis 18-20 milionë eurove.

Ndërsa për mbrojtësin e talentuar “dardan”, nevojiten të paktën 10-12 milionë euro. 25 vjeçari u transferua këtë verë në Veronë nga Dinamo e Zagrebit, për shumën e 2.1 milionë eurove. Por nëse marrëveshja midis Napolit dhe Hellas Veronas do të finalizohet, do të bënte të buzëqeshte edhe ekipin e Partizanit. Rrahmani ka një të kaluar tek ekipi kryeqytetas dhe me ligjin e ri të FIFA-s, edhe ekipet që një lojtarë ka luajtur në të kaluarën përfiton një vlerë simbolike nga marrëveshja. Në këtë rast Partizani do të përfitonte diku tek 100 mijë euro, shifër e kënaqshme për një klub modest si kampionët në fuqi të “Super Ligës Shqiptare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA