Ka nisur eventi për hapjen e garës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

““Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm. Presim 6.3 milion turistë këtë vit, 10 për qind më shumë se vitin e kaluar. Kemi të nevojshëm infrastrukturën dhe portet.

Aeroporti i Vlorës është investim shumë i madh, do e shndërrojë në një destinacion të arritshëm nga turistët. Nga aeroporti i Rinasit nuk mund të përmbushë për një rrugë 2 orë distancë këtë që do të bëjë Aeroporti i Vlorës.

Duhet të jemi gati për një moment të ri të fazës së ndërtimit të hoteleve në Vlorë. Një nga sektorët që mund të marrë dëme nga tërmeti është pikërisht turizmi dhe lajmi për aeroportin është një lajm shumë i mirë.

Në dekadën tjetër presim 10 milion turistë, ky është synimi jonë. Do të na bëjë të mundur që me këtë Aeroport të kemi pikërisht këtë numër të madh prandaj që ky është një investim shumë i madh, në një sektor i cili është kryesor për Shqipërinë.

Do të disafishohet investimi turistik në Vlorë, nuk bëhet fjalë vetëm për një aeroport turistik, është një pasuri për të gjitha trevat shqiptare”, tha Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA