Privatizimi i tokave shtetërore/ Kërkesa bëhet në Ministrinë e Financave

18/12/2019 13:19

Tokat në pronësi shtetërore mund të kalojnë në duart e kompanive private ose zhvilluesit e tjerë private që kanë investuar pranë tyre apo që do të investojnë. Vendimi i qeverisë që përcakton skemën se si do të funksionojë ky proces,ka hyrë në fuqi.

Më konkretisht duhet që sipërfaqja e tokës që do të kalojë nga shteti tek private të mos jetë më e madhe se 20% e sipërfaqes së pronës që do të investohet. Po ashtu duhet që trojet shqiptare të mos jenë transferuar tek bashkitë ose që këta të fundit të kenë dhënë pëlqimin për kalimin e pronës tek privati.

I gjithë procesi do të kryesohet nga Ministria e Financave pranë së cilës kompanitë duhet të drejtohen me kërkesë. Në kontratë do të përcaktohet çmimi i pronës shtetërore, I cili bazohet në hartën e vlerës së miratuar nga qeveria. Çdo gjë lidhet me realizimin e projektit për të cilin është kërkuar toka shtetërore.

Aktualisht titujt e pronësisë të dhënë me ligjin 7501 dhe atë për ndërmarrjet bujqësore, që janë ende të paregjistruar në hipotekë po verifikohen. I gjithë procesi përfundon në fillim të vitit të ardhshëm.
Vitet e fundit interesi nga investitorët për tokat shtetërore, kryesisht në bregdet, ka qenë I lartë për ndërtimin e fshatrave turistike.

Projekte ambicioze, në “Gjirin e Lalzit” apo bregdetin e jugut janë miratuar nga Këshilli Kombëtar I territorit, ndërkohë që disa prej tyre tashmë kanë marrë formë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA