
Një planet në galaktikë do të ketë emrin ARBËR, ndërsa një yll në Yllësi do të ketë emrin ILLYRIAN.
Lajmi është konfirmuar nga Akademia Shqiptare e Shkencave që deklaroi se Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve ka certifikuar zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit Arbër për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rreth të cilit ai rrotullohet.
Akademia e Shkencave sqaroi se “Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigante në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë”.
Me këtë zgjedhje, shqiptarët dërguan një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë”, shprehet Akademia e Shkencave.
Top Channel