Policia e Matit ka vënë nën pranga një 19 vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi qëlluan me armë zjarri, tip kallashnikov, në ajër.
U arrestua në flagrancë shtetasi I. K., 19 vjeç, banues në Burrel dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. K., 18 vjeç, banues në Burrel.
Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në tentativë për t’u larguar, në aksin rrugor Burrel-Komsi, sëbashku me armën e zjarrit, me të cilën këta shtetas kishin qëlluar në ajër në livadhet e fshatit Batër e Vogël.
Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan 10 gëzhoja, nga arma e sekuestruar nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Top Channel