Liderët e Japonisë dhe Iranit do të diskutojnë për situatën në Lindje të Mesme

18/12/2019 02:30

Presidenti iranian, Hassan Rohani, këtë javë, do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Japoni.

Rohani do të takohet me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, më 20 dhjetor. Japonia është një aleat i Shteteve të Bashkuara dhe mban lidhje miqësore me Iranin.

Më parë, Tokio ka provuar të lehtësojë tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Rohani do të bëhet lideri i parë iranian që viziton vendin e Azisë Lindore në gati dy dekada. Shinzo Abe e vizitoi gjatë muajit qershor Teheranin, duke u bërë kryeministri i parë japonez që udhëtoi në Iran, pas më shumë se e katër dekadave.

Tensionet janë rritur midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara si dhe aleatëve të saj në Lindjen e Mesme, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore.

“Vendi ynë me këmbëngulje do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet diplomatike, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, Iranin dhe vende të ndryshme, me qëllim lehtësimin e tensioneve në Lindjen e Mesme”, tha zyrtari i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga.

Komente vijnë një ditë pasi zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e vlerësoi politikën e jashtme të Japonisë, duke thënë se ajo “bazohet në guximin dhe largpamësinë”.

Qeveria japoneze pritet të përfundojë së shpejti një plan për dërgimin e marinës japoneze në Lindjen e Mesme, për të ndihmuar lundrimin e sigurt të anijeve.

Sidoqoftë, mediat japoneze raportojnë se vendi nuk planifikon të marrë pjesë në një koalicion të udhëhequr nga SHBA-ja në Ngushticën e Hormuzit, që është pika më e rëndësishme strategjike për transportin e naftës.

Zyrtarët iranianë kanë kundërshtuar praninë e forcave të huaja në rajon, duke thënë se kjo do të krijonte pasiguri për transportin e naftës./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA