Kukësit fiton derbin e veriut të futbollit shqiptarë me Vllazninë 2-1, duke u shkëputur i vetëm në krye të Superligës.

Në fillim Rroca dhe më pas Shkurtaj shënojnë nga një gol për secilën pjesë duke i dhënë fitoren ekipit të Shpëtim Durosë. Goli i Zogajt në minutën e 74 thjesht i shtohet statistikës së takimit për skuadrën shkodrane, e cila del pa pikë nga ky takim. Ndërkohë Partizani ka regjistruar humbjen e radhës në javën e 16-të të Superligës ku u mund 1-0 nga Teuta në Durrës. Në një ndeshje të balancuar, skuadra durrsake në këtë javë e drejtuar nga Edi Martini, arrin të gjejë golin me penallti në mbyllje të 45 minutave të para me autor Sherif Kallakun.

Në pjesën e dytë më tepër se rezultati sportiv u regjistrua një incident ku Beqja për Teutën dhe Uilliam Kordeiro për Partizani dolën me kartona të kuq, ndërkohë që shifrat 1-0 të takimit mbetën të pandryshueshme edhe pse djemtë e detit e mbyllen me 9 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq në fund të ndeshjes së Shkallës. Nga ky hap fals i Partizanit ka përfituar jo vetëm Teuta që i bashkangjitet në kuotën e 25 pikëve, por edhe Bylisi që me fitoren ndaj Lacit ngjitet në vendin e dytë. Kur gjithçka shkonte drejt barazimit, Goxhaj shndërrohet në protagonistin e takimit duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes. Një fitore të rëndësishme dhe pas 9 ndeshjesh pa sukses ka marrë në këtë javë edhe Luftëtari ndaj Skënderbeut.

Nën drejtimin e ish-lojtarit të tij, Neritan Novit, gjirokastritët rikthehen kështu tek suksesi rrugën e të cilit nuk po arrinin ta gjenin nën drejtimin e trajnerit grek Marantas i cili u shkarkua fundjavën e shkuar. Kjo nuk ndryshon asgjë në klasifikim për Luftëtarin që mbetet në vendin e parafundit ndërkohë që Skënderbeu regjistron humbje e tretë radhazi dhe mbetet në zonën e play-off-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA