Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme, në lagjen Pla i Patës në Has, ku një i moshuar është gjendur i vdekur në një përrua.

Bëhet fjalë për shtetasin M.D., 76 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has. Nga veprimet e kryera, rezultoi se viktima nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdekja ka ardhur si rezultat i një ataku kardiak që ka pësuar ky shtetas pas rënies në kontakt me ujin e ftohtë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për ngjarje aksidentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA