“Gazetarët janë hallexhinj, janë si policët”, deputeti i opozitës së re i gatshëm të dorëzojë mandatin

18/12/2019 17:10

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi, është shprehur i gatshëm të braktisë Kuvendin për të kundërshtuar përpjekjet, siç tha ai, të mazhorancës për të kapur të gjitha pushtetet. Duke folur nga foltorja e Kuvendit kundër paketës anti-shpifje, Maliqi tha se gazetarët, njësoj si policët, janë hallexhinj dhe se kryeministri ka kapur një pjesë të pronarëve të mediave.

Maliqi kërkoi edhe një mobilizim të madh nga gazetarët, artistët dhe socialistët e ndershëm gjatë muajt janar, për të kundërshtuar veprimet e kryeministrit Rama.

“Një pjesë të mëdiave i ka kapur, gazetarët janë hallexhinj, janë si policët, janë pronarët ata që ka kapur ky. Më thoni një kryeministër në botë që ka media, çfarë bën ky në median e vetë? Mashtrime, suksese imagjinare. Të gjithë ata që shikojnë ëndërra me diktatorë apo sulltanë, në momentin që merren me mediat ikin vetë. Thirrja ime është e drejtpërdrejtë, gazetarë, artistë, socialistë të ndershëm, ngrihuni në janar. Ka ardhur koha e një bashkimi të madh, unë jam i pari që largohem nga ky Parlament, nuk ke ç’e do të rrish këtu kur populli vuan, nuk ke ç’e do kur gazetari futet në burg, kur populli nuk ka bukë. Të ngrihemi e t’i shporrim njëherë e mire”, tha Maliqi.

Deputeti i opozitës akuzoi kolegët e tij socialist se janë të kapur peng kur pranojnë të dalin në media dhe të mbrojnë paketën anti-shpifje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA